Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, pa përfshirë votat me kusht dhe ato të diasporës, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca e parë në shumicën e komunave të vendit.
Harta e rezultateve tregon se LVV ka siguruar epërsinë në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës, duke konfirmuar mbështetjen e gjerë elektorale në nivel komunal. Ndërkohë, partitë opozitare kanë arritur të ruajnë ose fitojnë epërsinë në disa komuna specifike.
Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e para në disa komuna të Kosovës qendrore, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ruajtur dominimin në zonat tradicionale të saj në perëndim të vendit. Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në komunën e Istogut, ndërsa AAK ka dalë e para edhe në Junik dhe Malishevë.
Në komunat me shumicë serbe në veri dhe në disa zona të tjera, epërsinë e ka siguruar Lista Serbe.

Kompania Frutex, pas ftesës nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë lidhur me mundësitë e furnizimit...