Kush është “tregtari i vdekjes” për të cilin Vladimir Putin “lë kokën” - Gazeta Express
string(66) "kush-eshte-tregtari-i-vdekjes-per-te-cilin-vladimir-putin-le-koken"

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 14:12

Kush është “tregtari i vdekjes” për të cilin Vladimir Putin “lë kokën”

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 14:12

Ndoshta nuk është as koha dhe as momenti i duhur, por presioni i momentit duket se bëri që ndërrimi “kokë më kokë” i një basketbollisteje amerikane me një tregtar armësh të ndodhte tani. Brittney Griner dhe Voktor Bout akuzohen për vepra penale krejtësisht të kundërta, por rrethanat dhe presioni politik nga të dyja palët bëri që të rezervohet kjo disbalancë.

Nga njëra anë është Griner, e cila ka marrë një rëndësi të veçantë për Shtetet e Bashkuara, teksa u përdor si një karrem gjeopolitik nën ndikimin e pushtimit rus në Ukrainë. Dhe kjo ishte arsyeja se përse administrata e Biden nisi menjëherë negociatat me Kremlinin zyrtar. Ndërkohë, në krahun tjetër, Bout mori një rëndësi tepër të madhe për Rusinë, duke u kthyer në një puzzle të madh.

Lexo Edhe:

Por, kush është ky njeri për të cilin Putin “lë kokën”?

Bout është një poliglot, sharmant dhe i njohur për lidhjet e tij me karakteret politike me të cilët ka kontakte globalisht. Ai njihet me pseudonimin “tregtari i vdekjes”. Ai është një pilot dhe një interpretues. Ka shërbyer edhe si përkthyes ushtarak me një të shkuar sovjetike. Por, ka edhe aludime se ai ka punuar për agjencitë e inteligjencës ruse, ndërsa është përfolur vazhdimisht edhe për lidhjen e tij të fortë me Presidentin Vladimir Putin. Dhe ndoshta kjo ishte arsyeja se përse Shtetet e Bashkuara e përdorën atë si një karrem në marrëdhëniet dhe negociatat me Rusinë.   

Ai është një njeri për të cilin shumë rusë nuk mund as ti kenë dëgjuar emrin, por mesa duket për elitën ruse ai është një njeri i një rëndësie mitologjike. Shumë mendojnë se, Bout, i cili ka shërbyer edhe në Afrikë, është një nga anëtarët kryesorë të elitës ruse afër Putinit. Por, as këtë ai nuk e pranon.

Dhe natyrshëm në këtë rast lindin pyetjet: Përse Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar kaq shumë kohë për ta mbajtur atë me pahir të burgosur? A do të kthehet ai sërish? Këtë ndoshta nuk e dimë, por ajo që dimë është se nëse ka një fitues në këtë mes, ai është Vladimir Putin.