Kush është Ridvan Haqifi, imami kosovar i ISIS-it që e kërcënoi publikisht Kosovën me sulm terrorist - Gazeta Express
string(98) "kush-eshte-ridvan-haqifi-imami-kosovar-i-isisit-qe-e-kercenoi-publikisht-kosoven-me-sulm-terrorist"

Kush është Ridvan Haqifi, imami kosovar i ISIS-it që e kërcënoi publikisht Kosovën me sulm terrorist

Gazeta Express

01/06/2020 7:55

Ridvan Aqifi raportohet se është vrarë më 8 shkurt në Siri. Ai nga korriku i 2014-ës e zëvendësoi Lavdrim Muhaxherin si komandant i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS.

Ridvan Haqifi, 25 vjeç, nga Gjilani, është lindur në fshatin Bukovik, më 4 korrik të vitit 1990, për rastësi në ‘Ditën e Amerikës’, një nga armiqtë e ISIS-it, organizatës terroriste që drejtohet nga Kalifi i vetëshpallur, Ebu Beker El-Bagdadi (Kalif Ibrahimi).

Lexo Edhe:

Haqifi, bashkë me Lavdrim Muhaxherin nga Kaçaniku, ishin xhematë (pasues) të imamit kontrovers kosovar, Zekirja Qazimi, derisa Ridvani më vonë morri të drejtën edhe të ligjëronte në xhaminë që e drejton imam Qazimi, një përkrahës publik i xhihadit të ISIS-it.

Kur Al Kosovi mori komandat e shqiptarëve thuhet se Ridvan Haqifi kishte punuar herë pas here edhe punë të tjera për të mbajtur familjen, përfshirë këtu edhe punën e hamallit me karrocë dore në tregun e qytetit, pasi që pagesa prej imami të angazhuar vetëm për faljen e xhumasë ishte e vogël.

Ndërsa shenjet e radikalizmit të tij, thuhet se kishin nisur që kur ishte nxënës i medresesë, pasi që në klasë diskutonte me idetë ekstreme të Zekirja Qazimit. Këto të dhëna për xhihadistin shqiptar i kishte rrëfyer atëkohë një nga profesorët e tij, por që preferonte të mbetej anonim.

Ridvan Haqifi, pasardhës i Lavdrim Muhaxherit në komandat e shqiptarëve në ISIS, në vitin 2012, i kishte thënë familjes e BIK-ut se po e lëshonte punën për studime fetare në Egjipt.

Atë kohë ishte imam në xhaminë e fshatit Capar, një fshat afër fshatit tij të lindjes-Bukovikut. Por rrugëtimi i tij përfundoj në Siri, përkrahë ISIS dhe bashkëkombësit të tij që tmerroj njerëzimin duke publikuar video të heqjes së kokave të atyre që nuk i bindeshin ideologjisë së ISIS-it, për t’i marrë dikur edhe komandimin e shqiptarëve tjerë që ndodhen atje.

Kjo video që për herë të parë e sjell InDoks, është një nga ligjëratat e tij mbajtur para një numri të vogël ndjekësish të tij. Ai aty madje bën lutje që të bëhet pjesë e xhihadit.

I njëjti do të bëhej më vonë i famshëm për kërcënimin e tij direkt me sulme në Kosovë.