Kush është Martin Berishaj, ambasadori që po përflitet për skandalin 600 mijë eurosh? - Gazeta Express
string(83) "kush-eshte-martin-berishaj-ambasadori-qe-po-perflitet-per-skandalin-600-mije-eurosh"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2022 14:13

Kush është Martin Berishaj, ambasadori që po përflitet për skandalin 600 mijë eurosh?

Lajme

Gazeta Express

22/04/2022 14:13

Ish-anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes që u emërua ambasador i Kosovës në Zagreb vitin e kaluar është implikuar në një skandal të madh financiar për të cilin ka raportuar mediumi slloven Planet Tv. Berishaj ka shtetësi sllovene dhe para dekretimit si ambasador në Kroaci atij i është dhënë shtetësia e Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani. Berishaj mori detyrën e ambasadorit në dhjetor të vitit të kaluar.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Martin Berishaj është profesor i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai është drejtor i Institutit për Studime Shqiptare në Slloveni.

Martin Berishaj ka lindur në Tuz të Malit të zi ku edhe e ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesme. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale në Lubjanë të Sllovenisë në vitin 1984.

Në Fakultetin e Arteve në Lubjanë, Berishaj mori titullin Master dhe Doktor.

Nga viti 1989 dhe përgjatë viteve të 90-ta, Berishaj ka qenë aktivisht i përfshirë në jetën kulturore në Slloveni dhe përfshirjen e shqiptarëve në jetën politike atje.

Ka qenë kryetar i Partisë së parë shqiptare në Slloveni “Unioni Demokratik i Kosovës” dhe kishte marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të Sllovenisë në vitin 1990.

Berishaj ka qenë pjesë e komisionit për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi i formuar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci para se ta merrte këtë post ishte emëruar anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Zagreb

Tani, ambasadori Berishaj po dyshohet se është i përfshirë në një skandal financiar për shpëlarje parash në Slloveni. Sot, në një postim të shkurtë në Facebook, Berishaj i ka mohuar të gjitha akuzat.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Paparakisht, mjetet financiare, kompania MB Consulting, në pronësi të Berishajt, i kishte pranuar nga një kompani energjetike serbe, GEN./GazetaExpress/