Kush është biznesmeni që e rrahën 8 persona, ç’tha në polici: Kur po mbyllja lokalin…


load
Gazeta Express
9 Nëntor 2019 10:35

Pronari i një lokali është dhunuar nga disa persona të paidentifkuar.

Një 40 vjecar nga Dunica, pronar i nje lokali është rrahur keq nga 8 persona dhe ka përfunduar në spital.

Erjon Çollaku është personi i dhunuar, sic duket në fotot më poshtë.

Ai ka bërë denoncim në polici dhe ka deklaruar se është goditur nga disa persona të cilët më herët kishin konsumuar alkool ne lokalin e tij.

Ata ishin larguar dhe jane rikthyer ne momentin qe pronari po mbyllte lokalin. Kane goditur Collakun dhe kane theer te gjithe xhamat e lokalit.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tij dhe agresorëve, por pronari ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes./PANORAMA

Te fundit


Kthehu lart