Kush është Arbjon Aliko, i dënuar me burgim të përjeshtëm që kërcënoi Ramën dhe ‘arrestoi’ Henri Çilin - Gazeta Express
string(99) "kush-eshte-arbjon-aliko-i-denuar-me-burgim-te-perjeshtem-qe-kercenoi-ramen-dhe-arrestoi-henri-cilin"

Gazeta Express

28/02/2020 10:05

Kush është Arbjon Aliko, i dënuar me burgim të përjeshtëm që kërcënoi Ramën dhe ‘arrestoi’ Henri Çilin

Gazeta Express

28/02/2020 10:05

Arbjon Aliko, është përsoni që ka futur në rrjetën e Prokurorisë dhe botuesin Henri Çili dhe disa bashkëpunëtor të tij. I dënuar përjetë, Aliko ka dërguar çështjen e tij në Gjykatën e Lartë, dhe për ketë gjë mendohet se është i përfshirë dhe botuesi Çili. Lidhja mes tyre është bërë nga babi i të burgosurit, Adil Alikos, të cilit i është premtuar se do i lironin djalin nëse do bashkëpunonte me personat që tashmë janë arrestuar.

Po kush është Arbjon Aliko dhe pse është dënuar ai?

Lexo Edhe:

Arbjon Aliko, një nga të dënuarit e grupit të Lazaratit, si autori i sulmit ndaj policisë në vitin 2015 dhe ekzekutimin e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, është duke vuajtur dënimin e përjtetshëm në burgun e Drenovës. Aliko njihet si një nga personat që hapi zjarr mbi Policinë gjatë aksionit ku u sekuestruar tonelata të tëra droge.

Por emri i Alikos është përmendur nga media dhe në korrik të vitit të kaluar, ku nga burgu ai bëri një denoncim të fortë. Në atë kohë ai shprehej se në burgun e Drenovës që pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, mbi të dënuarit po bëhet presion dhe ka sjellje çnjerëzore ndaj tyre. Aliko denoncon se të burgosurit po shtypen nga ana e drejtorit, ndërsa u janë shkurtuar dhe oraret e dënimeve.

Po ashtu ai bëri dhe një kërcënim për Edi Ramën, duke thënë se qeverisja e tij është diktaturë dhe nuk e pranonte këtë gjë. “Po nxisin revolta të qëllimshme, sot kemi të dalë të gjithë nga qelitë, dhe do të protestojmë”, thotë i dënuari. Ai kërkoi që të merreshin masa pasi sipas tij kur të kërciste kallashi do ishte shumë vonë.