Kush e vrau Tahir Zemajn, sipas nipit të të tij, Armendit?


Gazeta Express
16 Korrik 2019 0:22

Nipi i Tahir Zemajt, Armendi, ishte i ftuar të hënën në emisionin Pressing të televizionit T7. Me të u diskutua në lidhje me ish kolonelin, Tahir Zemaj.

Ai ka treguar se në kë dyshon që i vrau axhën.

Zemaj thotë se axha i tij u vra në vitin 2003, teksa pyet se si ka mundësi që do të paraqiste rrezik për të tjerët pas vdekjes?

“Tash na që jemi marrë intensivisht me këtë e dimë fatkeqsinë që e ka Kosova në sundimin e rendit dhe ligjit. Bashkërendimi i kësaj strukture kriminale është paguar me qëllim për dëmtimin e njerëzve që kanë qenë në vijë me presidentin Rugova” , ka thënë Zemaj.

“Ai nuk ka qenë i veshur me petkun politik por ka përkrahur presidentin Rugova”, ka thënë Zemaj për axhën e tij.

Zemaj gjithashtu tregon se familja e tij ka kaluar nëpër shumë vështirësi për të kthyer rastin pasi që ai ishte mbyllur me tranzicionin nga UNMIK’u tek institucionet./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart