Kush e ka fituar më shumë Kupën e Kosovës që nga viti 1999?


Gazeta Express
25 Maj 2019 15:05

Feronikeli është fitues i Kupës së Kosovës për sezonin 2018/19. Kjo është hera e tretë që Nikli e fiton këtë trofe.

Pas triumfit në Ipko Superligë, edhe Kupa e Kosovës do të shkojë në Drenas, raporton Gazeta Express.

Super ekipi i Feronikelit që triumfoi mbrëmë në “Fadil Vokrri”, 11-shja që tashmë ka fituar 2 trofe për sezonin 2018/19

Feronikeli e ka mposhtur 5-1 në finale mbrëmë Trepçën ’89 për ta fituar Kupën e Kosovës për sezonin 2018/19.

Nikli, duke festuar Kupën e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”

Në këtë ndeshje shkëlqeu “Këpuca e Artë” e Kosovës, Kastriot Rexha.

Ai shënoi dy gola, teksa realizuan edhe Mendurim Hoti, Astrit Fazliu dhe Albutrint Morina.

Kastriot Rexha duke festuar pas golit në finale të Kupës së Kosovës

Golin e nderit për Trepçën ’89, e realizoi në minutën e 73’, zëvendësuesi Muja.

Kjo është hera e tretë që nga paslufta që Nikli e fiton Kupën, duke u bërë ekipi i dytë në vend që ka fituar tre herë këtë titull, pas Besës së Pejës. Më shumë se ta ka fituar vetëm ekipi i Prishtinës, gjithsej pesë herë (një para lufte, 4 pas lufte).

Dy herë ka triumfuar Liria e Prizrenit që tashmë ka zbritur në Ligën e Parë.

Nga një Kupë të Kosovës e kanë edhe Gjilani, Drita, Besiana, KEK-u, Kosova e Prishtinës, Vëllaznimi e Hysi, përcjell Gazeta Express.

Fituesit e Kupës së Kosovës që nga viti 1999

1999/2000 – Gjilani
2000/2001 – Drita
2001/2002 – Besiana
2002/2003 – KEK-u
2003/2004 – Kosova e Prishtinës
2004/2005 – Besa
2005/2006 – Prishtina
2006/2007 – Liria
2007/2008 – Vëllaznimi
2008/2009 – Hysi
2009/2010 – Liria
2010/2011 – Besa
2011/2012 – Trepça ’89
2012/2013 – Prishtina
2013/2014 – Feronikeli
2014/2015 – Feronikeli
2015/2016 – Prishtina
2016/2017 – Besa
2017/2018 – Prishtina
2018/2019 – Feronikeli

Te fundit


Kthehu lart