Kush e fitoi ‘Luftën e Froneve’ dhe pse


Gazeta Express
20 Maj 2019 18:17

Game of Thrones ka përfunduar mbrëmë duke shfaqur episodën e fundit, dhe fronin e ka marrë Bran nga familja Stark.

Game of Thrones ka përfunduar tashmë, dhe ndonëse Drogon e shkriu Fronin e Hekurt, Shtatë Mbretëritë kanë tashmë një mbret të ri – Bran Stark, ose Korbi me Tre Sy.

Mund të thuash se ky përfundim nuk është ai që prisnin shumë njerëz. Përgjatë gjithë serialit, tre parashikimet kryesore për mënyrën si do të përfundonte, zakonisht e vendosnin pushtetin në duart e Daenerys, ose Jon Snowt, ose askujt. (Në skenarin e askujt, Froni i Hekurt shkatërrohej dhe Shtatë Mbretëritë shndërroheshin në një demokraci apo dicka e ngjashme). Por kishte dhe nga ata që favorizonin ekspertët në realpolitikë, si Tyrion Lannister dhe Sansa Stark.

Po Brani? Si, dhe pse?

Ka disa arsye imponuese. Njëra është se, pavarësisht se pësoi humbje të rënda në fillim të serialit, familja Stark tregoi një aftësi të jashtëzakonshme rikëmëbjeje kur vjen fjala tek mbijetesa në afatgjatë. Tre prej fëmijëve të Starkëve janë ende gjallë, ashtu si dhe Jon, i cili ka gjak Starkësh për shkak të nënës së tij, Lyanna. Krahasojeni këtë me shkatërrimin total të shumicës së familjeve të tjera mbretërore në Shtatë Mbretëritë, dhe bëhet e qartë përse Game of Thrones nisi si historia e familjes Stark, që u kundërvihej familjeve të tjera mbretërore të Shtatë Mbretërive.

Gjë që na sjell tek pika tjetër, e cila na vjen direkt e nga librat. Tek A Game of Thrones, libri i parë i serisë së George R R Martin, kapitulli i parë fare i narrativës (ai që vjen menjëherë pas prologut dhe që zbulon ekzistencën e White Walkers) rrëfehet nga këndvështrimi i Branit. Martin është një fans i përsëritjes, ngjarjeve që mbivendosen mbi vetveten, dhe kishte kuptim që kapitulli i fundit do të fokusohej sërish tek Brani, gjë që do të thotë se ka kuptim që ai të kishte një pozicion me një farë pushteti.

Së fundi, Brani si mbret ka dhe një farë kuptimi tematik. Një prej obsesioneve të Game of Thrones është pamundësia e lidershipit të drejtë, për shkak se ne jemi të gjithë të kufizuar prej pasioneve tona njerëzore, inteligjencës dhe pikave të errëta. Ndërsa Brani, pas gjithë atyre që kanë ndodhur, nuk është më human, në një farë kuptimi. Ajo që lihet të kuptoihet pra, është se një sundimtar i drejtë dhe i mencur, është dikush që është kaq shumë i shkëputur nga njerëzimi, saqë mungesa e pasionit i kthehet në një asat, edhe pse i tremb njerëzit.

Sigurisht ndër versionet më të preferuar ka qenë ai ku “Tyrion shpik demokracinë”, dhe ai pak a shumë e bëri këtë, duke propozuar që lordët dhe zonjat e familjeve të mëdha të Shtatë Mbretërive, të zgjedhin sundimtarët e ardhshëm.

Prapëseprapë, vetë ideja që Bran përfundon mbret është disi qesharake. Por ndoshta ky ka qenë qëllimi. Të gjithë qeshin me idenë e demokracisë, që lejon të gjithë të votojnë në Shtatë Mbretëritë, kur këtë e propozon Sam Tarly.

Ndoshta Shtatë Mbretëritë duhet të mbeten monarki edhe për pak kohë, dhe nëse e bëjnë, përse të mos kenë në krye një gjysmëperëndi, që të merret me taksat dhe përdorimin e trojeve? Rroftë mbreti!

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart