Kush e dekonspiroi aksionin për arrestimin e Agim Kajmakut?! SHÇBA nis verifikimet


Gazeta Express
18 Nëntor 2019 13:08

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka nisur verifikimet për disa punonjës policie pasi dyshohet se kanë dekonspiruar aksionin për arrestimin e ish kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut.

Policia shkoi të ekzekutonte urdhër arrestin, por Kajmaku nuk u gjet në shtëpi.

Policia e Tiranës e kishte marrë kërkesën për arrestimin më datën 9 nëntor.

Prej gati 10 ditësh ushtrohen kontrolle edhe në banesat e tek disa të afërm të Kajmakut por deri tani pa rezultat, raporton Ora.

Ndërkohë një javë pasi është shpallur në kërkim, ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku ka apeluar nëpërmjet avokatit të tij masën e sigurisë “arrest me burg”  të dhënë nga gjykata e shkallës së parë. 

Kajmaku kërkon lirinë, ndërsa prokuroria ka vijuar pyetjen e nënkryetarit, Gentian Picari, i cili dyshohet se u emërua nga Kajmaku pas vendimit të KQZ.

Te fundit


Kthehu lart