Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Kadaj-Bujupi: Garë shumë e ngushtë, nuk i dihet deri në fund


Gazeta Express
19 Qershor 2019 23:55

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, është shprehur optimiste se partia e saj mund t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen ato.

Kadaj-Bujupi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se aktualisht është një “garë shumë e ngushtë, dhe nuk i dihet deri në fund”.

Sipas saj, AAK’ja, parti që udhëhiqet nga kryeministri aktual i vendit, Ramush Haradinaj, po përjeton aktualisht një “trend të rritjes”.

“Jemi në ditët më të mira të Aleancës”, është shprehur ajo.

“Kanë ndikuar vendimet e mëdha që i ka marrë kryeministri Haradinaj… vendime të guximshme”, ka thënë deputetja.

“Njerëzit janë lodhur nga një qeveri e frikësuar”, ka deklaruar ajo. /Express/

Te fundit


Kthehu lart