Kusari në Kuvend: Ditën kur u varrosën dy minatorë, u ndezën fishekzjarrë - Gazeta Express
string(71) "kusari-ne-kuvend-diten-kur-u-varrosen-dy-minatore-u-ndezen-fishekzjarre"

Gazeta Express

04/06/2020 10:51

Kusari në Kuvend: Ditën kur u varrosën dy minatorë, u ndezën fishekzjarrë

Gazeta Express

04/06/2020 10:51

Deputetja e Alternativës, nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se dje u hodhën fishekzjarrë në kryeqytet, në ditën kur u varrosën dy minatorë kosovarë.

Dy ditë më parë, dy xehetarë kanë humbur jetën nga shembja e një pjese të minierës së Artanës.

Lexo Edhe:

Deputetja Kusari i ka thënë Qeverisë së re, që u krijua dje, se u hodhën fishekzjarrë në ditën e njëjtë kur këta dy minatorë u varrosën.

“Ditën kur u varrosën dy minatorë, ju ndezët gjithë ato fishekzjarrë”, ka thënë Kusari.

Ajo për ndezjen e fishekzjarrëve ka shkruar edhe të mërkurën mbrëma, duke i lidhur ato me Qeverinë e re, të cilën deputetja e quajti “Qeveri e Hashim Thaçit, e udhëhequr nga Avdullah Hoti”. /Express/