Kusari-Lila: Gjykata Kushtetuese e ka shkelur Kushtetutën - Gazeta Express
string(56) "kusari-lila-gjykata-kushtetuese-e-ka-shkelur-kushtetuten"

Kusari-Lila: Gjykata Kushtetuese e ka shkelur Kushtetutën

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 21:18

Kandidatja e VV’së për deputete në listën e VV’së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë në emisionin Pressing se Gjykata Kushtetuese ka bërë gabim me vendimin për rrëzimin e Qeverisë Hoti pasi nuk ishte e thirrur për të interpretuar Kodin Penal apo Ligjin për Zgjedhje.

PZAP mori sot vendim për certifikim të listës së VV’së pa pesë kandidatë në listën e deputetëve të cilët kanë dënime në 3 vitet e fundit.

Lexo Edhe:

“Nuk e besoj që ka besu dikush që do të përfundojë sot me vendimin e PZAP. Gjithcka filloi me vendimin e gjykatës kushtetuese. Ajo mori një vendim për dicka që nuk ishte e thirrur. Ajo duhet të merrej me votën e deputetit Arifi ndërsa përfundoi me vendimin për Ligjin Zgjedhor dhe interpretimin e Kodit Penal. Është pak absurde pasi nuk kanë përmendur as mundësinë e zëvendësimit në listë. Është absurde të interpretohet vendimi Gjyatkës Kushtetuese. E drejta për tu zgjedhur është e drejtë universale. E tash tek zonja Labinotë Demi e cila ka një gjobë trafiku nuk po lejohet të kandidojë”, tha Kusari Lila.

VV ka bërë të ditur se do të dërgojë një ankesë edhe në Gjykatën Kushtuese. /Gazeta Express/