Ish-ministri: Marrëveshjet e Munihut i janë prezantuar Qeverisë - Gazeta Express
string(62) "ish-ministri-marreveshjet-e-munihut-i-jane-prezantuar-qeverise"

Ish-ministri: Marrëveshjet e Munihut i janë prezantuar Qeverisë

Gazeta Express

25/02/2020 10:30

Dy marrëveshjet e Munihut, që u nënshkruan ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për hapjen e hekurudhës dhe të autostradës, ende nuk janë bërë publike as nga Qeveria e Kosovës dhe as nga zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, të cilët nënshkruan këto dokumente, shkruan Zëri.

Njohësit e rrethanave politike theksojnë se Qeveria duhet ta shqyrtojë përmbajtjen e tyre dhe ta vendosë Kuvendin e Kosovës si filtër, i cili do të siguronte transparencë e llogaridhënie.

Lexo Edhe:

Ish-ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, nën autorizimin e të cilit janë nënshkruar të dyja marrëveshjet Kosovë – Serbi, ka thënë për “Zërin” se ka pasur koordinim të vazhdueshëm me dy zyrtarët e MI-së që i kanë nënshkruar marrëveshjet, por edhe me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj e me presidentin Hashim Thaçi.

Madje të dyja marrëveshjet, ajo për Hekurudha e ajo për Autostradë, Lekaj thotë se para nënshkrimit i janë propozuar edhe ministrit aktual të Infrastrukturës Lumir Abdixhikut.

“Dy zyrtarët e MI-së, ish-kryeministri Haradinaj, presidenti i Kosovës dhe unë si ministër jemi koordinuar çdoherë dhe çdo draft i propozuar për këto letra ka qenë në tavolinën tonë. Por, sa kam informacione edhe ministrit Abdixhiku i janë prezantuar këto dy marrëveshje”, ka thënë Lekaj.

Meqë përmbajtja e marrëveshjeve ende nuk është bërë publike, Lekaj thekson se ky proces duhet të shkojë në mënyrë transparente, ndërkaq nënshkrimin e këtyre letrave e quan historik drejt njohjes së Kosovës si shtet nga ana e Serbisë.

“Varet se si janë dakorduar palët, por mendoj se procesi duhet të jetë transparent. Dy letrat e interesit mes Kosovës e Serbisë, të nënshkruara në Munih, janë një hap i parë i vullnetit të mirë dhe është hapi i parë që Serbia të nisë ta njohë realitetin e krijuar në Kosovë. Ne i kemi bërë këto marrëveshje në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe për herë të parë Serbia e njeh Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës dhe aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’”, ka deklaruar ai.

Lekaj thotë se Qeveria mund të konsiderohet e krisur nëse i konteston këto dy marrëveshje, në të cilat ka ndërmjetësuar SHBA-ja