Kurti uron Fitër Bajramin: Çdoherë mund të japim më shumë, më shumë sesa që marrim - Gazeta Express
string(80) "kurti-uron-fiter-bajramin-cdohere-mund-te-japim-me-shume-me-shume-sesa-qe-marrim"

Kurti uron Fitër Bajramin: Çdoherë mund të japim më shumë, më shumë sesa që marrim

Lajme

Gazeta Express

13/05/2021 8:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, raporton Gazeta Express.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në këtë muaj, në mesin e begative të festës së Bajramit “le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit.”

Lexo Edhe:

“Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrit dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit. Mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë, më shumë sesa që marrim.  Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti./GazetaExpress/