Kurti tregon se cili do të jetë vendimi i parë që do ta marrë si kryeministër


Gazeta Express
17 Shtator 2019 13:53

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë debatit “Fol Hapur”, prezantoi tri shtyllat e programit të tij. Kurti po ashtu tregoi edhe vendimet e para që do t’i marrë pasi ai të bëhet kryeministër.

“Funksionimi i shtetit është larg kërkesave dhe nevojave tona. Ne i kemi tri shtylla kryesore që besojmë se janë rruga përpara. E para është drejtësia. Shteti duhet të jetë shtet i së drejtës. Jemi kritik ndaj qeverisë së viteve të fundit ku është nda një buxhet i vogël. Nëse ndahen më pak se 5% e buxhetit nuk ke shtet të drejtësisë. Shtylla e dytë është shteti zhvillimor. Ne duam ta rrisim sektorin privat, duhet ta rrisim pagën mesatare në sektorin privat. Pika e tretë është shteti social. Jemi vendi i vetëm pa sigurime shëndetësore. Do të përqendrohemi t`i rregullojmë menaxhmentet spitalore dhe ndarjen e ordinancave publike dhe private. Shërbimet duhet të jenë cilësore në të dyja por nuk është e mundur që një person të jetë në të dyjat”, ka thënë Kurti, raporton “Zëri.info”.

Sipas tij vendimi i parë që do ta merr si kryeministër është zvogëlim i qeverisë.

“Vendimi i parë që do ta marrë si kryeministër ” ne duhet ta zvogëlojmë qeverinë. I kam propozuar edhe ish kryeministrit Mustafa që duhet të jenë 12 ministri dhe nga dy zëvendësministra”.  Vendimet më të rëndësishme do të jene ato për bankën zhvillimore dhe fondin sovran. AKP mbyllet dhe zëvendësohet me Fondin Sovran. Ne javën e parë do ta fillojë dialogun me pakicën serbe në Kosovë. Nuk është dialog për pajtim po dialog për zhvillim”, ka thënë Kurti. /

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart