Kurti thotë se me reciprocitetin ndaj Serbisë pajtohet edhe opozita - Gazeta Express
string(67) "kurti-thote-se-me-reciprocitetin-ndaj-serbise-pajtohet-edhe-opozita"

Kurti thotë se me reciprocitetin ndaj Serbisë pajtohet edhe opozita

Gazeta Express

05/02/2020 14:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me shefen e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, ka përmendur edhe një herë heqjen e masës 100 për qind si dhe reciprocitetin, shkruan Gazeta Express.

“Ne duhet ta ndërtojmë BE-në si vlerë, si standard brenda vendit tonë, këtë nuk do ta bëjë BE-ja për neve, ata mund të na ndihmojnë dhe duan të na ndihmojnë, mirëpo, bartës të proceseve, udhëheqës duhet të jemi ne vetë, edhe një ditë kur të jemi anëtarë të BE-së, sado e largët që të duket kjo sot, ne nuk do të shkojmë që të jetojmë në BE, por do ta kemi Bashkimin Evropian pjesë të jetës tonë këtu, për shkak se institucionet e shoqëria jonë është avancuar në aspektin e drejtësisë dhe ekonomisë, pra jemi qeveri që e merr përgjegjësinë që nga Kosova që i përket kontinentit evropian ta bëjë një shtet që një ditë i bashkohet BE-së”, tha Kurti para mediave.

Lexo Edhe:

I pari i Qeverisë tha se me shtetin serb do të kenë reciprocitet dhe për këtë janë dakorduar edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën në të njëjtën fjali asnjëherë, edhe për qasje historike dhe për arsye aktuale, në konsiderojmë që jemi këtu ku jemi si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë që me Serbinë do të kemi reciprocitet politik ekonomik dhe tregtar si zëvendësim për tarifën 100 për qind, ne nuk themi që do të kthehemi në marrëdhënie asimetrike me Serbinë, përkundrazi do të avancojmë duke e shndërruar subjektivitetin tonë në çështje integriteti. Edhe LDK edhe LVV edhe zonja Osmani edhe unë mbi 60% të votave në Kosovë në mesin e shqiptarëve kanë qenë mbi parimin e reciprocitetit, besoj që edhe ata që janë në opozitë, mund të mos pajtohen me mua për gjëra të ndryshme, por, për reciprocitetin janë plotësisht dakord”, ka thënë ai. /GazetaExpress/