Medalistët e Lojërave Mesdhetare Oran 2022, në krye me presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, janë pritur të hënën nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili shoqërohet nga ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrullah Çeku dhe zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani.
Të pranishëm në takim ishin edhe drejtuesit e Federatave të Xhudos së Kosovës (FXHK) dhe Federatës së Boksit të Kosovës (FBOXK), Agron Kuka dhe Enver Krasniqi, trajneri i xhudos, Driton Kuka, dhe ai i boksit, Besim Brahimi, kampionia olimpike Rio 2016, Majlinda Kelmendi, si dhe sekretari i përgjithshëm i FBOXK, Latif Demolli.
Ekipi ynë fitoi gjashtë medalje në Oran 2022, pesë nga xhudo dhe një nga boksi. Të artat i fituan xhudistet Distria Krasniqi, Loriana Kuka e Laura Fazliu, ndërsa të bronztat xhudistët Akil Gjakova e Flaka Loxha dhe boksieri Shpejtim Bajoku.
Kryeministri Kurti përgëzoi ekipin për suksesin e arritur, duke thënë se sportistët vazhdojnë ta bëjnë krenarë vendin tonë me paraqitjet e tyre në garat ndërkombëtare, derisa vlerësoi lartë rritjen e numrit të medaljeve nga katër vjet më parë, kur numri i medaljeve të fituara në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018 ishte katër.
Presidenti Ismet Krasniqi theksoi se përkundër që Algjeria nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, mikpritja e tyre ishte tejet e ngrohtë, ndërsa simbolet tona shtetëtore ishin kudo, duke mos hasur as në më të voglin problem. Tutje, i pari i KOK-ut, shtoi se numri i rritur i medaljeve nga Tarragona 2018, jep shpresë se edhe në Lojërat Olimpike Paris 2024 numri i medalistëve do të rritet nga Tokio 2020.
Për paraqitjen e ekipit tonë dhe suksesin e arritur folën edhe ministri Çeku, kryetarët e federatave, trajnerët, por edhe sportistët, të cilët janë optimistë për suksese të reja në arenën ndërkombëtare.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...