Kurti takon Anton Qunin, pajtohen se Kosova nuk ka aleat më të madh se ShBA-ja - Gazeta Express
string(77) "kurti-takon-anton-qunin-pajtohen-se-kosova-nuk-ka-aleat-me-te-madh-se-shba-ja"

Gazeta Express

02/04/2020 15:06

Kurti takon Anton Qunin, pajtohen se Kosova nuk ka aleat më të madh se ShBA-ja

Gazeta Express

02/04/2020 15:06

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve,  Besnik Bislimi, kanë vizituar  Ministrinë e Mbrojtjes, ku takuan ministrin në detyrë, Anton Quni, zëvendësministrin, z. Enver Dugolli, Komandantin e FSK-së, gjeneral-lejtnant, Rrahman Rama dhe ushtruesin e detyrës së Sekretarit, z. Faruk Gecin.

Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kryeministri në detyrë së bashku me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Anton Quni dhe të tjerët kanë deklaruar se Kosova dhe FSK-ja nuk kanë aleat më të madh se ShBA-ja.

Lexo Edhe:

“Fillimisht vizituan Ministrinë ku të gjithë diskutuan gjerë e gjatë për avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me misionin dhe detyrat sipas ligjeve të aprovuara në Parlamentin e Kosovës. Përgatitja sa më e mirë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, është elementi kyç i ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon. Shteti i Kosovës dhe FSK-ja nuk kanë aleat më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rrugën e ndërtimit dhe forcimit të kapaciteteve tona mbrojtëse. Projektet e shumta të përbashkëta me ShBA-të dhe ushtrinë e saj, që nga përgatitja dhe shkollimi i oficerëve dhe nënoficerëve, deri te ato kapitale si pajisje me armatim, janë përcaktim yni strategjik dhe nuk do ndalen për asnjë moment”, thuhet në komunikatë./Express/

Komunikata e plotë:

Kryeministri në detyrë Kurti ka vizituar Ministrinë e Mbrojtjes

Këtë paradite, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, z. Besnik Bislimi, vizituan Ministrinë e Mbrojtjes, ku takuan ministrin në detyrë, z. Anton Çuni, zëvendësministrin, z. Enver Dugolli, Komandantin e FSK-së, gjeneral-lejtnant, Rrahman Rama dhe ushtruesin e detyrës së Sekretarit, z. Faruk Gecin.

Fillimisht vizituan Ministrinë ku të gjithë diskutuan gjerë e gjatë për avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me misionin dhe detyrat sipas ligjeve të aprovuara në Parlamentin e Kosovës. Përgatitja sa më e mirë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, është elementi kyç i ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon. Shteti i Kosovës dhe FSK-ja nuk kanë aleat më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rrugën e ndërtimit dhe forcimit të kapaciteteve tona mbrojtëse. Projektet e shumta të përbashkëta me ShBA-të dhe ushtrinë e saj, që nga përgatitja dhe shkollimi i oficerëve dhe nënoficerëve, deri te ato kapitale si pajisje me armatim, janë përcaktim yni strategjik dhe nuk do ndalen për asnjë moment.  

Qeveria në detyrë e Kosovës, edhe në këtë kohë krize me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19, do të përkrahë pa rezervë projektet e planifikuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, duke qenë falënderues edhe ndaj partnerëve tanë strategjik për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të sinqertë. Kryeministri në detyrë Kurti, vizitoi edhe Qendrën Operative të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së ku u njoftua për masat dhe veprimet e marra për luftimin e virusit Corona dhe për kontrollimin e tërë hapësirës administrative të Republikës sonë.

FSK-ja vazhdon edhe më tutje me gjendjen e gatishmërisë së nivelit 2, duke qenë gjithmonë e gatshme të mbështesë autoritetet civile të vendit në përballje me pandeminë COVID-19 dhe nevojat tjera.