Kurti takohet në Sofje me homologun bullgar: Diskutuam për fushat ku mund të rrisim bashkëpunimin dhe të forcojmë marrëdhëniet tona - Gazeta Express
string(130) "kurti-takohet-ne-sofje-me-homologun-bullgar-diskutuam-per-fushat-ku-mund-te-rrisim-bashkepunimin-dhe-te-forcojme-marredheniet-tona"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2024 12:10

Kurti takohet në Sofje me homologun bullgar: Diskutuam për fushat ku mund të rrisim bashkëpunimin dhe të forcojmë marrëdhëniet tona

Lajme

Gazeta Express

22/04/2024 12:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë vizitës në Sofje është takuar me homologun e tij bullgar, Dimitar Glavchev.

Kurti ka falënderuar kryeministrin e Bullgarisë për pritjen e ngrohtë dhe tha se kanë diskutuar për fushat ku mund të rrisin bashkëpunimin dhe të forcojnë marrëdhëniet bilaterale.

Lexo Edhe:

“Gjatë vizitës sime të parë në Sofje në kuadër të Forumit Ekonomik të Vienës, pata takimin e parë me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev. E falënderova për pritjen e ngrohtë dhe diskutuam për fushat ku mund të rrisim bashkëpunimin dhe të forcojmë marrëdhëniet tona shumë të mira bilaterale”, ka shkruar Kurti në “X”.