Kurti takohet me ambasadorin austriak, diskutojnë për përforcim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Austrisë - Gazeta Express
string(104) "kurti-takohet-me-ambasadorin-austriak-diskutojne-per-perforcim-te-marredhenieve-mes-kosoves-dhe-austrise"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2021 20:19

Kurti takohet me ambasadorin austriak, diskutojnë për përforcim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Austrisë

Lajme

Gazeta Express

26/02/2021 20:19

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje është takuar me ambasadorin austriak në Kosovë, Christoph Weidinger, përgjatë ditës së sotme.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Kurti me anë të Twitter-it, teksa ka thënë se pikë diskutimi ka qenë përforcimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Diskutim i frytshëm përgjatë drekës sot me ambasadorin Christoph Weidinger. Lidhjet tona historike, situata aktuale politike dhe forcimi i marrëdhënieve tona dypalëshe ishin çështje diskutimi në takimin tonë”, thuhet në postimin e Kurtit.

I pari i VV’së sot është takuar edhe me ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbottt, me të cilin ka disktuuar për formimin e qeverisë së ardhshme.

“Në fund, të dy u dakorduan për bashkëpunim në projekte konkrete që do të ndihmonin si shtetndërtimin demokratik e zhvillimin ekonomik të vendit tonë, ashtu edhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve tona në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e VV’së. /Gazeta Express/