Kurti: Strategjia e Qeverisë për zhvillim ekonomik është mbështetja e prodhuesve vendorë - Gazeta Express
string(87) "kurti-strategjia-e-qeverise-per-zhvillim-ekonomik-eshte-mbeshtetja-e-prodhuesve-vendore"

Gazeta Express

20/02/2020 22:08

Kurti: Strategjia e Qeverisë për zhvillim ekonomik është mbështetja e prodhuesve vendorë

Gazeta Express

20/02/2020 22:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, të prirë nga drejtori ekzekutiv Arian Zeka.

Sipas njoftimit për media nga Zyra e Kryeministrit, në takim u diskutua për prioritetet e Qeverisë në fushën e ekonomisë me theks të veçantë ndihmën për prodhuesit vendorë, nevojën e prodhimeve vendore dhe reciprocitetin ekonomik dhe tregtar.

Lexo Edhe:

Kryeministri Kurti citohet të ketë thënë se “mbrojtja dhe mbështetja e prodhuesve vendorë me ndihmë profesionale dhe mbështetje institucionale është strategjia e Qeverisë për zhvillim ekonomik. Kjo bëhet me bashkëpunim të të gjitha aktereve, meqë roli i Odave është shumë i nevojshëm”.