Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mëngjesi e së martës ka vizituar Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e cila po mbahet si karantinë për të kthyerit jashtë vendit gjatë kohës së pandemisë.
Një vizitë e Kurtit në Qendrën e Studentëve ka ndodhur një ditë pas paralajmërimit se karantina do të largohet në fund të muajit maj.
Dje në një konferencë për media, Ministri në Detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se nga e enjtja do të hapen xhamitë dhe kishat, si dhe do të ndryshojë orari i lëvizjes.