Kurti shkon edhe në Kamenicë, thotë se prilli është muaji vendimtar u jep këshilla qytetarëve për Covid 19 - Gazeta Express
string(105) "kurti-shkon-edhe-ne-kamenice-thote-se-prilli-eshte-muaji-vendimtar-u-jep-keshilla-qytetareve-per-covid-19"

Kurti shkon edhe në Kamenicë, thotë se prilli është muaji vendimtar u jep këshilla qytetarëve për Covid 19

Gazeta Express

07/04/2020 12:03

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas vizitës në Gjilan ka shkuar edhe në Kamenicë për t’u njoftuar me problemet dhe nevojat e kësaj komune që po ashtu ka të prekur nga koronavirusi. Ai u prit nga kryetari i komunës Qëndron Kastrati.

Kurti tha se muaji prill është vendimtar për krizën e virusit, prandaj bëri thirrje për kujdes të shtuar.

Lexo Edhe:

“Zakonisht bëjmë dush që dukemi bukur kur dalim jashtë, por tani duhet bërë dush kur të kthehemi. T’i ruajmë pleqtë tonë dhe ata që kanë probleme të ndryshjme shëndetësore sepse është jetike. Bashkë me kryetari Kastrati diskutuam për situatën në Kamenicë, përgatitjet dhe masat që i i ka marrë kryetari. Shpresojmë që kjo lakorja të ngritet sa më pak dhe të voonohet sa m shumë”, ka deklaruar Kurti, teksa ka shtuar se do të ketë vizita të shpeshta në komunat e Kosovës, pasi që, sipas tij, kjo është domosdoshme.

“Sot vizitova dy komuna, por edhe në ditët në vijim do të shkoj në komunat e tjera sepse nevojitet bashkëpunim i ngushtë. Shembulli që po e treojmë si shtet në trajtimin e situatës duhet ta mirëmbajmë edhe këtë mua. Prilli është vendimtar. Marketet të kenë kujdes në dy elemente: I pari me karrocat dhe shportat që duhet të dezinfektohen shpesh dhe pastrohen duartë pas shërbimeve dhe i dyti është me monedhat metalike dhe ato të letrës sepse kanë ndërruar shumë duar dhe mund ta kenë koronavirusin aty”, ka shtuar ai.

“Bashkë me ministrat, sidomos të Shëndetësisë, do të vizitojmë komuna të Kosovës gjithandej sepse institucionet tona i kemi në nivel të lartë gatishmërie duke marrë masa emergjente, por edhe jemi falënderues për popullin dhe qytetarët që po tregojnë një kulturë përgjegjshmërie duke qëndruar në shtëpi dhe ruajtur pastërtinë”.

Ndërkaq, Kastrati tha se i kanë drejtuar kryeministrit kërkesat dhe rekomandimet e tyre duke treguar se situata është nën kontroll.

“Ne u morëm vesh se si të veprojmë në ditët në vazhdim. Bashëkpunimi me Shëndetësinë dhe Policinë është në rregull. Kemi pasë fatin si komunë që të identifikuarit e parë t’i kemi më vonë dhe për këtë secili institucion e ka ngritur vetëdijën se si duhet të veprojmë dhe të sillemi. Morëm vendime dhe dhamë rekomandime”, tha kreu i Kamenicës.

Ai ka shtuar se deri më tani janë 12 të infektuar nga fshati Topanicë e kësaj komune.

“Bashkë po kërkojmë që kujdesi të mos bie dhe që qytetarët të mos relaksohen sepse është e rëndësishme që edhe në ditën në vazhdim të mbahet disatanca dhe ta kenë parasysh që mund të ketë të infektuar në secilin fshat dhe lagje. Në Topanicë kemi 12 të infektuar dhe Instituii Shëndetësisë Publike do të vazhdojë edhe me një grup tjetër për t’i testuar. 160 persona janë në vetizolim dhe rastet janë izoluar dhe janë nën kontroll”, ka deklaruar Kastrati.