Kurti shfuqizon vendimin e Haradinajt për cigaret që favorizonte këshilltarin e tij - Gazeta Express
string(83) "kurti-shfuqizon-vendimin-e-haradinajt-per-cigaret-qe-favorizonte-keshilltarin-e-tij"

Kurti shfuqizon vendimin e Haradinajt për cigaret që favorizonte këshilltarin e tij

Gazeta Express

27/02/2020 18:25

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen që do të mbajë nesër, pritet që të shfuqizojë dy vendime që janë marrë në mandatin e kaluar, merr vesh Gazeta Express.

Në rend të ditës, në mbledhjen e nesër që do të mbahet në ora 12:00, janë gjithsej shtatë pika.

Lexo Edhe:

Njëra ndër to është shqyrtimi i propozim-vendimit për shfuqizimin e vendimit të qeverisë, të marrë më datë 11 gusht të vitit që kaluar.

Rendi i ditës, mbledhja e Qeverisë

Qeveria pritet që të shfuqizojë vendimit për aprovimin e ‘Koncept dokumentit për ndryshimin e politikave fiskale dhe bujqësore për prodhimin e duhanit dhe cigareve në Kosovë’.

Gjithashtu, edhe do të shfuqizohet edhe vendimi për normën e akcizës për cigaret e prodhuara në Kosovë, që sipas vendimit të qeverisë, të datës 9 shtator të vitit të kaluar, përllogaritet duke e përdorur metodën sipas vlerës (ad valorem) dhe përllogaritja bëhet në çmimin e shitjes me pakicë me normë 30% në vlerën shitëse me pakicë.

Me vendimin që e kishte marrë qeveria e kaluar për akcizën në duhan, përfituesi më i madh kishte qenë këshilltari i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, tash deputeti Gazmend Abrashi.

Krejt kjo pasiqë fabrika e vetme që merret me prodhimin e cigareve në Kosovë është “Premium Tobacco Group”, në pronësi të Abrashit.

Ai e ka privatizuar fabrikën e Duhanit në Gjilan, në vitin 2013 pas një varg dështimesh për ri-aktivizimin e saj./GazetaExpress/