Kurti shënon 14-vjetorin e themelimit të VV-së, nuk merr pjesë në ceremoninë e 20-vjetorit të çlirimit


Gazeta Express
12 Qershor 2019 12:45

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media me rastin e 14-vjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti në këtë konferencë se bashku me deputetin e kësaj partie Liburn Aliu kanë folur për rrugën e Lëvizjes prej krijimit të saj në 2005 e deri më sot.

Albin Kurti në fjalën e tij tha se kur çlirimi kishte mbushur 6 vjet dhe pavarësia po shtyhej prej vitit në vit, lindi Lëvizja VETËVENDOSJE!.

“12 qershori është dita e çlirimit të Kosovës, por edhe ditëlindja e Lëvizjes sonë. Para 14 vjetëve, në murin që ndante selinë e pushtetit të UNMIK-ut prej neve që askohe konsideroheshim banorë të Kosovës dhe jo qytetarë shkruam parullën ‘JO NEGOCIATA – VETËVENDOSJE!” u shpreh Kurti.

Albin Kurti tha se Lëvizja ka paraqitur përherë edhe alternativa duke përmendur fushatën për bojkotimin e produkteve serbe, që filloi në maj të vitit 2006 dhe me fushatën “Blej Shqip” që filloi në shtator të vitit 2009.

““Kemi kundërshtuar planet dhe ndërhyrjet e Serbisë në Kosovë dhe kemi argumentuar e jemi angazhuar për afrimin e bashkimin me Shqipërinë. Mirëpo, ne nuk e shohim bashkimin e këtyre vendeve tona përmes dobësimimit apo dështimit të shteteve tona, por nëpërmjet forcimit të tyre.” tha kryetari i Vetëvendosjes.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart