Kurti: S'do ta bëj pranim-dorëzimin me atë që e shkarkova - Gazeta Express
string(55) "kurti-sdo-ta-bej-pranim-dorezimin-me-ate-qe-e-shkarkova"

Kurti: S’do ta bëj pranim-dorëzimin me atë që e shkarkova

Gazeta Express

03/06/2020 19:07

Teksa e ka quajtur “qeveria koti” Qeverinë Hoti, ish-kryeministri Albin Kurti ka thënë se s’do ta bëjë pranim-dorëzimin e detyrës, për atë që e ka shkarkuar sa ishte kryeministër në detyrë.

Në një video të publikuar në Facebook, kreu i Vetëvendosjes ka përsëritur se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, për dekretin e presidentit Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër, është i papranueshëm.

Lexo Edhe:

“Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm. Me atë vendim ata kanë bërë agresion mbi Kushtetutën e Republikës dhe kanë zhvlerësuar veten e tyre si Gjykatë. Kjo qeveri është e paligjshme. Kjo është qeveria koti, ne jemi qeveria alternative. S’do ta bëj pranim-dorëzimin sepse s’mund të pranoj atë që e shkarkova, ndërkohë që edhe u dorëzua te presidenti. Ne vazhdojmë betejën, do të kthehemi përsëri e shumë shpejt”, ka thënë ai ndër tjerash në video.

Katër muaj qeverisje e mirë

Katër muaj qeverisje e mirë

Publiée par Albin Kurti sur Mercredi 3 juin 2020