Kurti prezanton aderimin e ri në VV - Gazeta Express
string(37) "kurti-prezanton-aderimin-e-ri-ne-vv-2"

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 19:54

Kurti prezanton aderimin e ri në VV

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 19:54

Kryetari i VV’së, Albin Kurti ka prezantuar një ardhje të re në partinë e tij.

Aderimi i ri është Hajriz Berisha.

Lexo Edhe:

Ky është postimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Hajriz Berisha është në prag të doktorimit në fushën e shkencave të ambientit në Eötvös Loránd University në Budapest të Hungarisë. Ai me prejardhje është nga fshati Buricë i Besianës. Studimet e nivelit bachelor, në drejtimin e ekologjisë dhe mbrojtjes së ambientit, dhe ato master, në drejtimin e biologjisë, i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës. Hajrizi është ekspert në shkencat mjedisore, me fokus studimin e qëndrueshmërisë së ekosistemeve ujore. Hulumtimi i tij qendror i studimeve të doktoraturës për të cilën ka mbetur vetëm edhe temën ta mbrojë, ka të bëjë me përshtatjen dhe sjelljen e krustaceve të ujërave të ëmbla, si rezultat i ndryshimit të kushteve mjedisore. Hajrizi erdhi bashkë me deputetin e ardhshëm Fitim Hazirin, e së bashku edhe me shumë profesionistë të tjerë, ne do ta bëjmë ndryshimin e do të sigurohemi se ky ai do të jetë ndryshim për të mirë e i qëndrueshëm.