Kurti: Plani i terroristëve ishte nisja e një lufte të re në Kosovë - Gazeta Express
string(66) "kurti-plani-i-terroristeve-ishte-nisja-e-nje-lufte-te-re-ne-kosove"

Kurti: Plani i terroristëve ishte nisja e një lufte të re në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

30/09/2023 11:01

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se qëllimi i sulmit të armatosur nga një grup i terroristëve serbë, më 24 shtator, ishte nisja e një lufte të re në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Duke folur në mbajtjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, Kurti tha se në këtë sulm u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe tre terroristë.

Lexo Edhe:

“Nga sulmi i tyre qyqar u vra polici ynë, rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos polici kufitar Alban Rashiti. Me dhimbjen për Afrim dhe lehtësimin që Albani po mjekohej shpejtë menjëherë reaguam shpejtë duke e vënë perimetrin e sigurisë rreth fshatit Banjskë ku ishin strehuar terroristët. Kërkuam që ata të dorëzohen, por ata kishin ardhur me një skenar të tyrin që me sukses iu përgjigj PK-ja duke i eliminuar tre terroristë, arrestuar disa të tjerë dhe duke vazhduar përndjekjen e atyre që ikën”, ka thënë ai.

Më tutje, kryeministri deklaroi se vlera e armatimit të konfiskuar është mbi 5 milionë euro dhe se kishte armatim për qindra luftëtarë.

“Kemi gjetur armatim në vlerë mbi 5 milionë euro dhe sasi të armatimit për qindra luftarë që dëshmon për planin e fillimit të një lufte të armatosur brenda e kundër Republikës së Kosovës. Armatimi ushtarak dhe trajnimet luftarake, municioni dhe pajisjet e tjera, direktivat politike dhe strategjike dhe mbështetja zyrtare e publike, të gjitha vinin nga Serbia”, tha tutje ai,.

Për Kurtin nga e diela e kaluar asgjë më nuk është njësojë.

“Kësisoj nga e diela që e lamë pas asgjë më nuk është e njëjtë. Faktet janë sheshtazi dhe ajo që e kemi thënë ngaherë që Serbia po e sponsorizon terrorizimin në veri, u qartësua e u vërtetua”, tha ai. /Express/