Kurti përsëri në stadium në anën e tifozëve të thjeshtë


Gazeta Express
17 Nëntor 2019 18:30

Lidere i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” për të përcjellur ndeshjen Kosovë-Angli.

Kurti përsëri gjendet në anën lindore të stadiumit së bashku me tifozë të thjeshtë dhe anëtarë të tjerë të VV’së.

Por Kurtit, aty janë edhe anëtarët e VV’së: Fitore Pacolli, Xhelal Sveçla, Sali Zyba e Rexhep Selimi ndaj të cilit Gjykata Speciale ka lëshuar një ftesë për paraqitje si i dyshuar.

Ndeshja e Kosovës me Anglinë nuk është shumë e rëndësishme për arsye se gjërat kanë përfunduar në këtë grup sa i përket kualifikimit. Gjithsesi kjo është hera e parë që një kombëtare kaq e madhe luan në një stadium të Kosovës.

“Më lart se kaq nuk është e mundur, sepse Anglia e Franca sot janë dy kombëtaret më të mira në botë. Njërën e pret Kosova, kurse tjetrën e pret Shqipëria”, ka shkruar Kurti duke treguar se sonte mbështet fuqishëm dy ekipet shqiptare.

Edhe Kombëtarja shqipëtare nuk ka shance për të vazhduar tutje pas grupeve. /Express/

Te fundit


Kthehu lart