Kurti përmend Devollët si oligarkë që i marrin hise shtetit


load
Gazeta Express
21 Tetor 2019 21:51

Lideri i Lëvizjes Vetvëvendosje, Albin Kurti, e cila i ka fituar zgjedhjet sipas rezultateve preliminare, ka emra që përmend kur pyetet për biznesmenët e kthyer në oligarkë në Kosovë.

Kurti, i pyetur nëse di emra të oligarkëve në Kosovë, ai përmend korporatën Devolli, që është pronë e biznesmenit nga Peja, Blerim Devolli.

“Thuhet se Korporata e Devollëce është mbi gjysmë miliardë euro. Ata janë pjesëmarrës të doganave. Kanë terminale. Mandej kanë homologim”, ka thënë Kurti në një intervitë për Syri.net, që po transmetohet në Televizionin 7.

Kurti thotë se homologimi i veturave që vinë nga jashtë Kosovës është i panevojshëm dhe se kompania Euro-lab në pronësi të Shkelqim Devollit, nuk ka nevojë të kontrollojë veturat e prodhuara në Gjermani a diku tjetër.

“Kur të na vjen një makinë nga gjermania, duhet të shkojmë ta kontrollojmë të Devollët se a është mirë maqina. Gjermanët mund të dështojnë, por devollët jo”, ka thënë Kurti. /Express/

Te fundit


Kthehu lart