Kurti për "Delfi"-n estonez: Serbisë duhet t'i ofrohet më shumë kamxhik sesa biskota - Gazeta Express
string(80) "kurti-per-delfi-n-estonez-serbise-duhet-ti-ofrohet-me-shume-kamxhik-sesa-biskota"

Kurti për “Delfi”-n estonez: Serbisë duhet t’i ofrohet më shumë kamxhik sesa biskota

Lajme

Gazeta Express

09/09/2023 22:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për mediumin estonez “Delfi” ka folur për dialogun me Serbinë. Kurti ka thënë se Serbisë “duhet t’i ofrohet më shumë kamxhik sesa biskota”, trasnmeton Express.

Në këtë intervistë, kryeministri Kurti ka thënë se Kosova është e trazuar pas ngjarjeve në veri të vendit dhe thotë se s’ka ndonjë afrim në raportet me Serbinë, derisa thotë se Beogradi me Moskën janë në raporte tepër miqësore.

Lexo Edhe:

Numri një i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka thënë se Serbia e inatosur nga pavarësia e Kosovës, s’po i lejon serbët që të integrohen në shoqërinë e Kosovës dhe po qëndron si një mur në rrugën drejt BE-së.

 “Beogradi, i indinjuar nga pavarësia e Kosovës, nuk i lejon serbët të integrohen në shoqërinë e Kosovës dhe qëndron si mur në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Kurti për “Delfi”./Express/