Kurti reagon pas përleshjeve në veri: Dënojmë dhunën ndaj policisë, KFOR-it dhe gazetarëve - Gazeta Express
string(117) "kurti-pas-takimit-me-quint-in-grafitet-ultranacionaliste-serbe-mbi-veturat-e-nato-s-jane-kujtime-te-erreta-perkosoven"

Kurti reagon pas përleshjeve në veri: Dënojmë dhunën ndaj policisë, KFOR-it dhe gazetarëve

Lajme

Gazeta Express

29/05/2023 20:54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar për takimin që sot e ka pasur me ambasadorët e QUIN’it si dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kurti ka thënë se ndan shqetësimet me ambasadorët për sulmet ndaj KFOR’it, sot në Veriun e Kosovës. Ai sulmet i ka cilësuar si ultranacionalsite.

Lexo Edhe:

”Sot pata një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe ambasadorin 🇪🇺. Unë ndaj shqetësimin për dhunën dhe dënoj sulmet kundër@Kosovo_Police @NATO_KFOR gazetarë. Mbishkrimet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s janë një kujtesë e errët në 🇽🇰. Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Dhjetëra ushtarë të KFOR’it janë lënduar gjatë përleshjeve me protestuesit serbë, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Ambasadorët e vendeve të BE-së, por edhe SHBA-ja kanë dënuar sulmet e sotme ndaj KFOR’it. /Gazeta Express