Kurti paralajmëron themelimin e VV'së në Maqedoninë e Veriut - Gazeta Express
string(59) "kurti-paralajmeron-themelimin-e-vvse-ne-maqedonine-e-veriut"

Kurti paralajmëron themelimin e VV’së në Maqedoninë e Veriut

Gazeta Express

12/06/2020 19:50

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur se do të fillohet iniciativa e formimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoni të Veriut.

“Ne kemi qendrën tonë në Republikën e Shqipëtisë, por nga sot ne fillojmë me iniciativën e formimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut”, tha Kurti.

Lexo Edhe:

Më tutje, ai tha se do të ketë Vetëvendosje edhe në Shqipëri, diasporë, Maqedoni të Veriut e çdo kund.

Kurti gjithashtu ka thënë se në Kosovë do të ketë zgjedhje së shpejti dhe se partia të cilën ai e udhëheq do të fitojë shumicën dhe se i gjithë pushteti do t’i takojë Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai më tutje ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti është qeveri e pakicës shqiptare.