Kurti nuk u certifikua nga KQZ, reagon Isa Mustafa - Gazeta Express
string(49) "kurti-nuk-u-certifikua-nga-kqz-reagon-isa-mustafa"

Lajme

Gazeta Express

24/01/2021 20:47

Kurti nuk u certifikua nga KQZ, reagon Isa Mustafa

Lajme

Gazeta Express

24/01/2021 20:47

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, thotë se të gjithë duhet të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Thotë se kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, vetëm po zbaton një vendim të tillë.

I pari i LDK’së thotë se ishte Vetëvendosje ajo që inicoi në Kushtetuese çështjen e votës së Etem Arifit, dhe pasojat e këtij vendimi tani duhet t’i bartin.

Lexo Edhe:

“Zonja Daka nuk e ka iniciuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese lidhur me votën e ish-deputetit Etem Arifi. Këtë e ka inicuar Vetëvendosja. Në qoftë se një çështje iniciohet në Gjykatën Kushtetuese atëherë duhet të kenë gjithmonë parasysh të gjitha pasojat që vijnë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese”, tha Mustafa për RTK’në.

“Një vendim i Gjykatës Kushtetuese ka pasur për pasojë rrëzimin e qeverisë Hoti për shkak se është konstatuar se qeveria nuk është zgjedhur me 61 deputetë dhe për pasojë edhe më të keqe rrëzimin e Kuvendit të Kosovës që nuk ndodh që një Gjykatë Kushtetuese t’ia merr mandatin deputetëve. Sepse nuk kanë qenë fajtorë 119 deputetë të Kuvendit të Kosovës që për një deputet  nuk është respektuar procedura”, shtoi ai.

Por Kurti tha se do t’i prijë listës së VV’së pavarësisht se nuk u certifikua nga KQZ.

“Mendoj se çdo njëri prej nesh duhet të respektojë ligjin. Ligji është ai që e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuse. Nuk shoh asnjë mundësi që dikush të jetë në krye të listës ose të jetë kandidat i certifikuar për deputet nëse ligji nuk e lejon atë. A është në rregull kjo apo jo është punë tjetër. Duhet të vetëdijësohemi që nuk duhet të lejojmë në Kosovë që dikush të bëhet përfaqësues i legjislativit ai i cili ka shkelë ligjet’, theksoi Mustafa.

“Për mua, nëse s’do të kishte qenë ky vendim i Gjykatës Kushtetuese do të ishte më mirë që të gjitha ata që janë në listën e deputetëve të vazhdojnë të garojnë”, tha ai.