Kurti nuk po ndalet, emëron edhe një zëvendësministër - Gazeta Express
string(52) "kurti-nuk-po-ndalet-emeron-edhe-nje-zevendesminister"

Gazeta Express

08/04/2020 9:08

Kurti nuk po ndalet, emëron edhe një zëvendësministër

Gazeta Express

08/04/2020 9:08

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, e ka emëruar Edison Jakurtin zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.

Jakurti është doktorant i shkencave ekonomike në Freie Universität Berlin.

Lexo Edhe:

“Më herët ai i ka përfunduar studimet e nivelit master për politikat e zhvillimit ndërkombëtar, me fokus në ekonomiksin aplikativ, në Duke University, dhe studimet themelore në drejtimin ekonomiks dhe statistikë në R.I.T “- njofton Qeveria e Kosovës.

Ai ka punuar si asistent hulumtues dhe asistent ligjërues në Duke University, si dhe këshilltar në Bankën Botërore në Washington, DC.