Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi në “Pressing” të T7 se kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti, s’ka ndërhyrë në veprimin politik të tyre si pjesë e qeverisë atje.
“Në veprimin politik si pjesë e qeverisë aspak s’ka pas ndërhyrje nga Kurti”, tha Taravari në Pressing.
“Z.Kurti ka pas fasilitu në fillim për t’u formuar koalicioni VLEN, kjo është e vërtetë. Por për funksionimin tonë nuk ka ndërhy aspak z.Kurti, herë pas here jemi taku”, u shpreh Taravari në Pressing, transmeton Express.
”Pa ndihmën e Albin Kurtit, VLEN s’bëhej si formacion për të dalë në zgjedhje bashkë”, shtoi ai.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...