Kurti nga ballkoni i Qeverisë goditi Hillin për deklaratën rreth bombardimit të Serbisë më 1999 - Gazeta Express
string(95) "kurti-nga-ballkoni-i-qeverise-goditi-hillin-per-deklaraten-rreth-bombardimit-te-serbise-me-1999"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2023 10:21

Kurti nga ballkoni i Qeverisë goditi Hillin për deklaratën rreth bombardimit të Serbisë më 1999

Lajme

Gazeta Express

25/03/2023 10:21

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill ka shkruar dje me rastin e 24 vjetorit të fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë dhe regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë ky shkrim i diplomatit amerikan në të cilin shpreh ngushëllimet e tij për ata që humbën jetën si rezultat i bombardimeve të NATO-s dhe thotë se “E di që populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë kohë të tmerrshme”, ka marrë kritika të mëdha.

Lexo Edhe:

Në rrjetin social “twitter” shumica e kanë kritikuar për mungesë konteksti në shkrimin që ka bërë, e shumë të tjerë edhe për faktin që s’e ka përmendur fare Kosovën.

Ky reagim i diplomatit amerikan nuk kaluar pa i rënë në sy edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka pasur disa fërkime të mëhershme me ambasadorin Hill.

Në një organizim në Qeverinë e Kosovës për nder të fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, Kurti ka thënë se asnjë diplomati amerikan apo evropian në Prishtinë apo Beograd s’duhet të ndihet i turpshëm apo fajtor.

“Të dashur miq ndërkombëtar, askush nuk duhet të ndihet i turpshëm apo fajtorë në mesin e trupit diplomatik, qofshin amerikan apo evropian apo tjetër, as në Prishtinë e as në Beograd. Vuajtja njerëzore e Kosovës është e vërteta e Serbisë. 24 marsi është ditë e madhe çdo vit, andaj të gjithëve e secilit prej jush, gëzuar e kënaquni”, ka thënë Kurti të premten./GazetaExpress/