Kurti në Davos i kërkon Greqisë njohjen e Kosovës - Gazeta Express
string(49) "kurti-ne-davos-i-kerkon-greqise-njohjen-e-kosoves"

Kurti në Davos i kërkon Greqisë njohjen e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

26/05/2022 9:07

Gjatë qëndrimit të tij në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar Greqisë njohjen e Kosovës.

Në një postim në profilin e tij në Twitter, kryeministri i vendit, Albin Kurti shkruan se në kuadër të Forumit i është drejtuar Shtëpisë Greke duke i kërkuar Greqisë që t’i bashkohet vendeve të tjera të BE-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Lexo Edhe:

“Takimet tona kulturore dhe diplomatike bëhen më të shpeshta ndërsa shkëmbimi dhe bilanci ynë tregtar rritet”, shkruan ndër të tjera Kurti.