Kurti: Marrëveshja me Serbinë s'është për targat, është një arritje e madhe - Gazeta Express
string(72) "kurti-marreveshja-me-serbine-seshte-per-targat-eshte-nje-arritje-e-madhe"

Lajme

Gazeta Express

24/11/2022 11:37

Kurti: Marrëveshja me Serbinë s’është për targat, është një arritje e madhe

Lajme

Gazeta Express

24/11/2022 11:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se e arritën qëllimin me marrëveshjen e arritur të mërkurën me Serbinë. Kurti tha se ajo “nuk është marrëveshje për targat”, raporton Gazeta Express.

Kurti tha se qëllimi ishte që propozimi franko-gjerman të bëhet çështje e bisedimeve.

Lexo Edhe:

“Qëllimi ynë ishte që propozimi franko-gjerman të bëhet çështja e bisedimeve në Bruksel drejt arritjes së një dakordimi i cili shtetit tonë ia bashkangjet edhe një raport normal e europian me Serbinë, me fqinjin tonë verior”, tha Kurti në seancën e sotme të Kuvendit.

Shefi i Qeverisë tha se “kjo është një arritje e madhe”, ndërsa shprehu besimin për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i zgjidhë problemet fundamentale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Besoj që kjo është një arritje e madhe sepse për herë të parë propcesi i dialogut hyn në një fazë të negocimit mbi kornizën e përgjithshme, që do të jetë ligjërisht e obligueshme e që do t’i zgjidhë problemet fundamentale nga prizmi i së drejtës ndërkombëtare”