Kurti i përgjigjet Vuçiqit: Vrejta shumë inat dhe vrer, s'e di për çfarë masash po flet - Gazeta Express
string(84) "kurti-i-pergjigjet-vuciqit-vrejta-shume-inat-dhe-vrer-se-di-per-cfare-masash-po-flet"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2021 13:09

Kurti i përgjigjet Vuçiqit: Vrejta shumë inat dhe vrer, s’e di për çfarë masash po flet

Lajme

Gazeta Express

22/09/2021 13:09

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media është pyetur dhe ka folur ndër tjerash edhe për reagimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për çështjen e targave.

Kurti tha se nuk e ka ndjekur plotësisht deklaratën e Vuçiqit, por tha se ka vërejtur inat dhe vrer që nuk e ndal eskalimin e situatës, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Nuk e kam ndjekur të plotë deklarimin e presidentit të Serbisë. Cilësimet për veprimet tona nuk janë shumë të drejta. Vrejta që ka shumë inat, shumë vrer që nuk i kontribuon deeskalimit të situatës. Nuk e di se për çfarë masash të Serbisë ndaj Kosovës e ka fjalën, por besoj që Kosova dhe Serbia duhet të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore duke u bazuar ne interesat e përbashkëta si dhe në vlerat evropiane”, tha Kurti.

Ai më pas shprehu keqardhje për qytetarët që detyrohen të pajisen me targa të përkohshme RKS.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje i është drejtuar publikut serb pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Beograd. Vuçiq tha se Serbia kërkon tërheqjen e të gjitha trupave që po qëndrojnë në veri të Kosovës si dhe një përgjigje urgjente nga BE -ja për situatën. Ai po ashtu tha se kishte marrë një propozim për zgjidhjen e situatës në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak dje, por se e refuzoi atë propozim, duke e quajtur poshtërues për Serbinë.