Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hequr taksën ndaj për lëndën e parë ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
Kurti këtë vendim e mori pas presionit amerikan. Ai u takua me prodhuesit vendorë, dhe zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti.
Gjithsesi, Kurti shton se vendet e Quintit duhet të ndalin garant që fushata e Serbisë për çnjohje të ndalojë. Ai e ka ftuar Serbinë që të bëjë këtë.
Tutje Kurti ka shtuar se ky është vetëm fillimi i largimit të barrierave mes shteteve. Po ai ka kërkuar edhe që Serbia të heqë pengesat tregtare me Kosovën.
“Kjo është shenjë e vullnetit të mirë nga ana e jonë për fillimin e zgjidhjes së mirëfilltë të problemeve tregtare, ekonomike dhe politike që prekin vendet tona”, thotë ai.
Kurti ka shpjeguar që nga 15 marsi hiqet taksa për lëndën e parë, ndërsa nëse Serbia tregon frymë të bashkëpunimit atëherë me 1 prill taksa largohet tërësisht në një periudhë 90 ditore.
Ai tha që nëse Serbia nuk ndalë fushatën e saj ndaj Kosovës, me 15 qershor vihet në fuqi reciprociteti i plotë ndaj Serbisë. /Express/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...