Kurti flet në telefon me Janez Jansën, tregon se si ka vendosur Sllovenia për hapjen e kufijve, për Kosovën jo - Gazeta Express
string(108) "kurti-flet-ne-telefon-me-janez-jansen-tregon-se-si-ka-vendosur-sllovenia-per-hapjen-e-kufijve-per-kosoven-jo"

Gazeta Express

27/05/2020 15:28

Kurti flet në telefon me Janez Jansën, tregon se si ka vendosur Sllovenia për hapjen e kufijve, për Kosovën jo

Gazeta Express

27/05/2020 15:28

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot zhvilloi një bisedë me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Janša, njofton Zyra e kryeministrit.

Dy homologët kanë biseduar rreth hapjes së kufijve të Sllovenisë por jo edhe për hapjen e kufijve të Kosovës.

Lexo Edhe:

“Në një bisedë telefonike, kryeministri në detyrë Kurti dhe kryeministrin Janša biseduan për menaxhimin e pandemisë dhe masat për rimëkëmbjen ekonomike. Sllovenia do t’i hapë kufijtë me kujdes pasi për momentin nuk ka raste të reja të infektimeve”, thuhet në njoftimin e kryeministrit.

Dy kryeministrat diskutuan edhe për dialogun me Serbinë.

“U bisedua edhe për dialogun me Serbinë. Kryeministri Janša theksoi se qëndrimet e Sllovenisë janë të qarta. Janša theksoi se nga viti i ardhshëm Sllovenia do ta ketë kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe shteti i tij do të përqendrohet edhe më shumë në Ballkanin Perëndimor, duke nxitur bashkëpunimin rajonal si dhe integrimin e tij në BE”, thuhet në njoftimin e kryeministrit. /Express/