Kurti flet me zyrtarin francez që ka nënshtetësi kosovare, diskuton format e bashkëpunimit


Gazeta Express
9 Nëntor 2019 16:29

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Francës është takuar me nënkryetarin e bashkisë së Parisit Christophe Girard,raporton Gazeta Express.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka shkruar se është takuar me Girard i cili ka edhe nënshtetësinë e Republikës së Kosovës.

“Gjatë qëndrimit në Paris vizitova edhe bashkinë e kryeqytetit francez ku takova Z.Christophe Girard, nënkryetarin e bashkisë përgjegjës për kulturë, i cili ka edhe nënshtetësinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Tutje Kurti ka shkruar se gjatë takimit kanë biseduar bashkëpunimin që është bërë me Prizrenin në fushën e kulturës.

“Biseduam për shumë çështje, nga bashkëpunimi që është bërë me Prizrenin e deri te zhvillimi i partive progresiste në Evropë dhe botë”, ka shkruar Kurti./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart