Kurti: Fjalimin për Devollët e kisha gati para se Shpend Ahmeti të shihej në jaht


Gazeta Express
25 Prill 2019 21:46

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në emisionin Pressing ka folur për të gjithë ata që iu larguan nga partia një vit më parë. Ai ka dhënë detaje edhe për fjalimin që e ka mbajtur në Kuvend për biznesët e familjes Devolli pasi Shpend Ahmeti u pa në jahtin e Devollëve.

Kurti thotë se ka vërejtur se ata kishin qëndrime ndryshe nga VV dhe sipas tij, në parti ishin krijuar klika.

“Kam vërjetur se ka tendenca për qëndrime tjetërfare. Fenomeni i klikave është kundër shtetndërtimit. Klikat krijohen ashtu që unë t’i mbrojë interesat tuja, nëse ti i mbron të miat. Kam filluar t’i vërejë këto edhe në LVV”, është shprehur Kurti.

“Në atë kohë kam qenë i zemëruar, por ata nuk i kam urrejtur. Ata që dolën, sic duket, më kanë urryer mua”, ka shtuar ai, transmeton Gazeta Express.

Kurti thotë se ‘Të gjithë ata që kanë dalë nga VV kanë qenë të priviligjuar. Ata më shumë kanë përfituar se sa që kanë kontribuar në VV’.

Lideri i Vetëvendosjes ka folur edhe për fjalimin e famshëm të tij ku numëroi shkeljet që ishin bërë nga shteti për t’i favorizuar biznesët e Devollit.

Ai thotë se atë fjalim e kishte gati dhe ishte përgatitur nga Grupi Parlamentar akoma pa dalë fotografia e Shpend Ahmetit në jahtin e Devollëve.

“Nuk jam njëriu më i pajisur me informacione në këtë vend, e as në Lëvizjen Vetëvendosje. Reagimin në Kuvend për Devollët u bë me vendim të Grupit Parlamentar. Ai u bë para se Shpend Ahmeti të shihej në jaht, mirëpo u vonua disa javë për shkak se u solidarizuam me Haradinajn që po mbahej në Francë”, ka thënë Kurti. /Express/

Te fundit


Kthehu lart