Kurti falënderon ambasadorin suedez për ndihmën në dialogun me serbët e Kosovës - Gazeta Express
string(79) "kurti-falenderon-ambasadorin-suedez-per-ndihmen-ne-dialogun-me-serbet-e-kosoves"

Kurti falënderon ambasadorin suedez për ndihmën në dialogun me serbët e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 17:48

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Siç njofton ZKM, krahas diskutimit mbi raportet dhe bashkëpunimin e mirë bilateral ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, u bisedua edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Suedisë nëpërmjet programeve të ndryshme për zhvillimin dhe demokratizimin e vendit tonë.

Lexo Edhe:

“Në takim, theks i veçantë iu dha ndihmës dhe përkrahjes së Suedisë për dialogun me serbët e Kosovës, veçanërisht nëpërmjet organizatave serbe të shoqërisë civile”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti shprehur mirënjohjen e tij edhe për përkrahjen e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SiDA) e integrimit sa më të mirë të të gjitha komuniteteve në Kosovë përmes zhvillimit të gjithmbarshëm ekonomik.​