Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka nisur fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Gjatë një tubimi në Pejë, ai ka thënë se “më nuk ka bastione, sepse kudo ka Lëvizje”.
Rrjedhimisht, Kurit ka thënë se “janë në garë për çdo komunë”.
“Le ta nisim këtë rrugëtim drejt 12 tetorit me guximin që na ka karakterizuar gjithmonë dhe me maturinë që kërkon përfaqëimi i vërtetë për këtë popull të mirë Mirëupafshim komunë për komunë ditët e javët në vijim”, ka thënë Kurti ndër tjerash.
Narracionin e tij elektoral ai po e ndërton mbi atë që “komunat nuk po kërkojnë mjaftueshëm nga Qeveria”.
Lëvizja Vetëvendoje qeverisë me katër komuna, Podujevë, Gjilan, Kamenicë dhe Shtime. /Gazeta Express