"Sakrifikohet" kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Gjakovë, Kurti e kandidon Ardian Golen për kryetar - Gazeta Express
string(43) "kurti-e-kandidon-ardian-golen-per-kryetar-2"

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 23:35

“Sakrifikohet” kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Gjakovë, Kurti e kandidon Ardian Golen për kryetar

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 23:35

Ardian Gola ka treguar se do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjakovës.

“Me dashuri e përgjegjësi, për Gjakovën! I juaji, Ardiani”, ka shkruar Gola.

Ndërkaq, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga kjo komunë Agon Batusha dhe kryetar i qendrës atje, ka postuar një fotografi me Golën, kreun e LVV-së, Albin Kurti dhe Glauk Konjufcën.

Emri i Batushës ishte përmendur vazhdimisht për kandidat për kryetar të Gjakovës nga radhët e LVV-së, por në fund subjekti politik vendosi për Golën. Sot gjatë ditës ka pasur raportime se Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar një emër më të pranueshëm, duke garantuar se nuk do të propozojë emër nga Alternativa nëse Bausha largohet nga gara.