Kurti: Dorën e zgjatur të përkrahjes për të varfërit, me fat Fitër Bajramin


load
Gazeta Express
4 Qershor 2019 8:23

Lideri i Lëvizjes Vetëvendsoje, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka thënë se duhet anuar kah e drejta dhe e vërteta.

“Me dashuri rreth sofrës së përbashkët, plot shpresë në zemra që agjërimi të jetë i pranuar, e me dorën e zgjatur të përkrahjes për të varfërit me fat Fitër Bajramin”, ka shkruar Kurti.

Shkrimi i tij i plotë:

Pas agjërimit të përditshëm në Ramazan dhe bashkimit të rregullt për Iftar erdhi festa e përbashkët e Fitër Bajramit. Urime e me gëzime!

Vetëpërmbajtja individuale përgjatë një muaji, sakrifica vetëmohuese e kalitja shpirtërore vazhdohen me shumë solidaritet për ata që kanë më pak. Festa është e të gjithëve kur është për të gjithë.

Me dashuri rreth sofrës së përbashkët, plot shpresë në zemra që agjërimi të jetë i pranuar, e me dorën e zgjatur të përkrahjes për të varfërit me fat Fitër Bajramin!

Sivjet dhe sot, Fitër Bajrami përputhet me ditëlindjen e Mulla Idriz Gjilanit i cili e shkriu jetën e vet për leximin dhe mësimin, për shkollimin e brezave, derisa ra dëshmor në betejë për liri e për bashkim kombëtar këtu e 70 vjet më parë.

Le të festojmë sepse le të anojmë kah e drejta, kah e mira, kah e vërteta, kah e mbara, kah e bukura.

Te fundit


Kthehu lart