Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë momente nga diskutimi i tij me studentë shqiptarë në Zvicër, nga ku u shpreh se forma më e lartë e patriotizmit është arsimi cilësor.
Mbi këtë ide, Kurti ka deklaruar se “në këtë frymë në universitetet publike, institucionet shtetërore dhe pesë gjimnazet e reja të specializuara që do t’i bëjmë synojmë të përfshijmë edhe kuadro nga mërgata”.
“Kësisoj forcojmë lidhjen, por edhe sjellim përvojën dhe ekspertizën e bashkatdhetarëve tanë”, ka deklaruar Kurti.
Video: